Çfarë po ndodhet me zjarret në malin e Shpiragut? Peleshi: Situata është nën kontroll
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një deklaratë ku thotë se situata në malin e Shpiragut është nën kontroll dhe drejt izolimit.
”Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit.
Në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij.
Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri”,-shkruan Peleshi.