Çfarë shteti kemi? Kryeministri e merr vesh nga peshkatarët që Mali i Zi kërkon 12 milje det
Një takim i kryeministrit Edi Rama me peshkatarët ka zbuluar një çështje që lidhet me hapësirën territoriale të Shqipërisë. Peshkatarët i kenë thënë kreu të qeverisë së pala e Malit të Zi nuk i lejon të peshkojnë dhe rojet bregdetare malazeze i ndalojnë.
Në këtë shqetësim të peshkatarëve, më interesant është fakti se kreu i qeverisë thotë se nuk ka dijeni. Madje u thotë peshkatarëve se përse nuk ja kenë thënë këtë gjë më parë. Edhe pse bëhet fjalë për një çështje që lidhet me interesat kombëtare dhe ka 5 muaj që ekziston si problem, kreu i qeverisë nuk dinte asgjë.
Një denoncim i tillë tregon se çfarë shteti serioz kemi. Për çështjen e kufirit me Malin e Zi nuk ka informacion ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ministria e Jashtme dhe as kryeministri, por peshkatarët e zonës. Kjo tregon sesa në mënyrë “serioze” është trajtuar dhe çështja me kufirin me Greqinë.
Pjesë nga biseda e Ramës me peshkatarët:
Peshkatari: Kohët e fundit kemi problem me Malin e Zi, kjo pjesa e kufirit në grykën e Bunës nuk është e ndarë me marrëveshje. Anijet tona me të drejtë futen këtej dhe rojet e tyre bregdetare dhe i kapin.
Rama: Pse s’ma keni thënë këtë? Sa kohë ka?
Peshkatari: 5-6 muaj. Po edhe vija e 12 miljeshit të tyre ka probleme. Me arsye, pa aryse.
Gjergj Luca: Gjithë problemi është trekëndëshi, por ata e llogarisin ndryshe kufirin. Ne na bëhet e pakalueshme. E gjithë kjo zonë të bëhet e përbashkët derisa të ndahet kurifi. Sepse na sakatuan varkat.
Rama: E zgjidhim këtë. Se janë të mirëkuptueshëm ata. Nuk kemi pasur ndonjëherë probleme.