Çfarë vendimesh do të marrin? Komisioni i Rithemelimit thërret një mbledhje në PD

Pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e martë, sonte në orën 19:00, Komisioni i Rithemelimit do të zhillojë një mbledhje në selinë blu.

Dje kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj tha se shumica në mbledhje kërkoi që të ndaleshin nismat e njëanshme, por ish-kryeministri Sali Berisha tha se përpjekjet e Alibeajt dështuan dhe se Kuvendi i thirrur në 30 prill nga Komisioni i Rithemelimit nuk ndalet.

Po ashtu Berisha tha se Alibeaj ka humbur besimin Komisionit të Rithemelimit pas padisë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit. Se çfarë vendimet do të marrë sonte Komisioni i Rithemelimit, pritet ora 19:00 kur nis edhe mbledhja për të mësuar më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?