Charles Michel jep dorëheqjen nga presidenca e KE-së
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante. Afati i postit të tij skadonte në muajin nëntor të këtij viti.
Por Michel vendosi ta japë dorëheqjen para mbarimit të afatit. Me fillimin e vitit të ri, presidenca e BE-së i takon Hungarisë, me kryeministrin Orban që tashmë do të marrë përkohësisht edhe presidencën e Këshillit të Evropës.
Kjo ka shkaktuar një sërë debatesh në qeveritë evropiane për shkak të kritikave të tyre ndaj Victor Orban, që tani do të marrë një post mjaft të lartë brenda familjes evropiane.
Michel, nga ana tjetër, do të kandidojë për Partinë Liberale të Lëvizjes Reformiste në zgjedhjet që do të mbahen për Parlamentin e Evropës. Ai do të udhëheqë listën e kësaj partie në këto zgjedhje që konsiderohen mjaft të rëndësishme.