Chris LaCivita: Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të PS, lëreni pa punë Ramën

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita u shfaq këtë mbrëmje në mitingun përmbyllës të opozitës në Bulevardin e Ri në Tiranë, duke mbajtur një fjalim të fuqishëm para mbështetësve demokratë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

”Pse të mos vendosni besimin tuaj te doktor Berisha, një mjek për të ardhmen tuaj, me një plan të vërtetë për të rregulluar ekonominë dhe për t’i dhënë fund korrupsionit?”,-deklaroi LaCivita, duke e përshkruar liderin historik të PD-së si njeriun e duhur për drejtimin e vendit.

LaCivita e mbylli fjalimin me një thirrje për pjesëmarrje masive në votime, dhe që Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të PS. ”Votoni për të ardhmen tuaj. Ajo varet nga vota juaj. Faleminderit Shqipëri. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore, Fitore, Fitore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?