Çifti Basha në ekspozitën kundër dhunës ndaj grave

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela kanë marrë pjesë sot në ekspozitën kundër dhunës, të hapur në galerinë FAB nga profesorja Tulanta Jaupaj dhe studentë të Akademisë së Arteve.

Bashkëshortja e kreut të opozitës, Aurela Basha ka publikuar foto nga ekspozita duke përcjellë dhe mesazhin e denoncimit të dhunës. “Me Lulzim Bashën dhe zysh Taulanda Jupi në ekspozitën THYER”, shkruan zonja Basha në një postim në Instagram,

Ekspozita e titulluar “Thyer” përcjellë mesazhin e denoncimit të dhunës kundër grave.  Ekspozita vjen e realizuar nga prof. asc. Taulanda Jupi dhe studentët e Universitetit të Arteve Egli Tako, Elios Shuli, Sindi Mila, Erina Lazi, Xhoana Karaj, Orestia Stefani. Kurator Petraq Papa dhe fotot me mbështetjen e Ergys Zhabjakut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jeta e tyre u thye, shpirti i tyre u thye, ëndrrat e tyre u thyen. Ato ishin nëna, motra, gra dhe vajza të cilat padrejtësisht nuk jetojnë më, të cilat padrejtësisht u dhunuan, u masakruan dhe u vranë. Për të thyer heshtjen, për t’u treguar atyre nënave e motrave, grave dhe vajzave të cilat jetojnë sot nën tmerrin e dhunës, se nuk janë vetëm dhe frika e tyre duhet thyer”, janë fjalët e shkruara në posterin për këtë ekspozitë të veçantë të hapur në galerinë FAB.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?