”Çifti i ri që jeton me vështirësi të madhe”, Braimllari: LSI kthen vëmendjen tek familjet e reja

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën e qarkut Korçë, Endrit Braimllari sot është takuar me një çift të rinjsh në Maliq, ku u ka treguar më shumë për programin e LSI-së, i cili sipas tij do të kthejë vëmendjen tek familjet e reja.

”LSI-ja do të kthejë vëmendjen tek familjet e reja dhe programi që LSI-ja propozon “Nga bebja në bebe”, duke u krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do t’i kthehet në momentin që rritet dhe riprodhon vetveten 1000 dollarë si fond fillestar deri në maturim 25 000 dollarë”,-shkruan Braimllari në facebook.

Postimi i plotë

Me Xhulianën dhe Angelon, një çift i ri që me vështirësi të madhe kanë krijuar familjen dhe kanë sjellë në jetë një vajzë të mrekullueshme. Familjet e reja në Maliq dhe në të gjithë Korçën, po përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike.

LSI-ja do të kthejë vëmendjen tek familjet e reja dhe programi që LSI-ja propozon “Nga bebja në bebe”, duke u krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do t’i kthehet në momentin që rritet dhe riprodhon vetveten 1000 dollarë si fond fillestar deri në maturim 25 000 dollarë.

Duke krijuar kështu më shumë mundësi dhe përkrahje për familjet e reja, por dhe në rritjen e lindshmërisë.

SHKARKO APP