Çifti Obama në Pallatin e Mbretereshës së Britanisë
Presidenti amerikan, Barack Obama bashkë me bashkëshorten Michelle, kanë mbërritur në Kensington Palace për darkë me gjeneratën e re të familjes mbretërore britanike.
Në një mot tipik anglez, me shi, çifti Obama ka arritur para pallatit, ku përpara i kanë dalë ta presin, Duka i Kembrixhit, Princ William, bashkëshortja e tij, Dukesha Kate Middelton dhe Princi Harry.
Ata janë rehatuar në ambientet e brendshme të pallatit Kensington. Në fotografitë zyrtare shihet se në dhomën e ndejës në një anë janë ulur Princi William dhe presidenti Obama, ndërsa në anën tjetër Princ Harry me zonjën Obama dhe Dukeshëm Kate.
Momenti më i lezetshëm i kësaj darke, ashtu siç raportojnë edhe mediet britanike e amerikane, ishte kur çifti Obama është takuar me Princin George, vogëlushin dy vjeçar, që ishte plot disponim, duke i treguar edhe shkathtësitë e tij në kalërim të nja kali lodër.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Londër, se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Britania e Madhe të qëndrojë brenda Bashkimit Europian.
Lideri amerikan u prit në Dovvning Street nga Kryeministri britanik David Cameron, me të cilin zhvilloi edhe bisedime përpara konferencës së mbajtur për mediat.
Palët diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi përfshirë terrorizmin, krizën e Sirisë, etj.
Megjithatë, tema kryesore e bisedës ka qenë pikërisht referendumi i 23 qershorit prej të cilit do të varet edhe e ardhmja e Britanisë në lidhje me BE’në. Në konferencën e mbajtur për mediat, Obama vlerësoi miqësinë që sipas tij ekziston mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, teksa dha edhe mendimin e tij në lidhje me çështjen e ashtuquajtur ‘Brexit’.
“Më lini të jem i qartë në deklaratën time. Kjo është diçka që qytetarët britanikë duhet t’a vendosin për veten e tyre. Por, si pjesë e miqësisë që ekziston mes nesh, më duhet të jem edhe i sinqertë në lidhje me atë që mendoj. Dhe duke folur sinqerisht, pasojat që mund të vijnë nga ai vendim janë të lidhura drejtpërdrejt edhe me Shtetet e Bashkuara, pasi prej tij ndikohen perspektivat tona. Amerika kërkon një Britani të fuqishme si partnere, dhe Mbretëria e Bashkuara është në formën e saj më të mirë kur ndihmon në drejtimin e një Europë të fortë’, tha Obama.
Në të njëjtën linjë qëndroi edhe kryeministri, David Cameron, i cili deklaroi se vendi i tij do të jetë më i fortë dhe më i sigurt brenda një Bashkimi Europian të reformuar.
Ai shtoi gjithashtu se qëndrimi brenda bllokut me 28 anëtarë do të ruajë edhe marrëdhënien e mirë që ka Britania me Shtetet e Bashkuara. Kreu i ekzekutivit britanik prej muajsh ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë pro qëndrimit në BE.
KOHA JONË SONDAZH

