Cila deputete e PD-së fotografoi dje Ramën në kafen e Kuvendit?

Pas debatit të djeshëm në kuvend, ku arsimi ishte tema kryesore e debatit, fotografia e shkrepur në kafen e Kuvendit ku tre deputetë të PD-së ishin ulur në një tavolinë me kreun Rama pak minuta pas debatit të ashpër në sallë, ishte lajm kryesor.

Edhe pse u “hutuan”, aspak nuk pyeti askush se kush ishte autori i kësaj fotografie, e cila pasi u bë, u shpërnda menjëherë nëpër portale. Kryeredaktorja e emisionit “Opinion”, Desada Metaj shkruan sot në portalin opinion.al se autorja e fotografisë së djeshme duket se është e kompleksuar pse Rama zgjodhi pikërisht tre burrat e PD-së për të pirë kafe. Megjithëse nuk përmend emër të deputetes që ka bërë foton, Metaj thotë se është pikërisht ajo e cila rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat dhe këpucët.

“Nga ana tjetër, ”fotografet” e kafes së kuvendit, që në këtë rast janë deputete të PD apo mazhorancës, të frustruara dhe të kompleksuara nga ajo që të gjithë tashmë e dinë qartë, flirtimi me pushtetin, nxituan ta shpërndanin foton për të treguar se nuk janë vetëm ato që mezi presin që Edi Rama t’u ulet në tavolinë. Që nuk janë vetëm ato që luten që pas tringëllimës së telefonit të shfaqet emri i Kryeministrit dhe që të vijojnë në orët e vona me takime, negociata apo pazare. Ky soj i opozitës mezi pret që të mos ndihet i vetëm dhe i keqpërdorur nga mazhoranca. Dhe për këtë nuk kursehet as të përdoret si paparacë, duke harruar se qan e rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat e këpucët. Mesazhet dhe foto që ky soj deputetësh shpërndanë për disa media,është kaq naiv dhe keqdashës sidomos në kohën e teknologjisë kur “printscreen” i spiunlliqeve qarkullon me të njëjtin intesitet,madje një kopje të tij e ka dhe Opinion.al”, shkruan Desada Metaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj “Është e udhës që ata që nuk janë dakort me mënyrën si PD bën opzitë të dalin hapur me platforma personale ku bashkëpunimi me PS të jetë shtyllë kryesore. Kjo do t’i bënte ata më luajalë dhe të besueshëm, edhe pse me afrimin e zgjedhjeve PD-ja duhet të zgjedhë njëherë e mirë nëse do të vijojë flirtimet me Rilindjen apo do të mbajë qëndrim të ashpër dhe të ndahet njëherë e mirë nga pushteti që anatemon gjithë ditën, por që ndonjeherë ndan “shtratin” e natës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?