Cilat janë lidhjet e zv.ministrit Alfred Dalipi me trafikantët e kokainës?
Partia Demokratike akuzoi qeverinë se është e lidhur me trafikantët e laboratorit të kokainës të zbuluar në Elbasan. Burime pranë Partisë Demokratike pohuan për gazetën “Panorama” se dy vëllezërit e arrestuar ne laboratorin e droges ne Xibrake, Kelment dhe Arjan Dalipi, janë të afërm të zv.ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Alfred Dalipi. Pritet që përfaqësuesit e PD ta denoncojnë publikisht lidhjen e zv.ministrit me dy anëtarët kryesorë të rrjetit të trafikut të kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Nje dite me pare deputeti demokrat, Luçiano Boçi, tha se zbulimi dhe hetimi i rrjetit të narkotrafikut u realizua falë policive partnere dhe jo policisë shqiptare. PD i kerkon Rames te zbardhe lidhjet e bandes se kokaines me zyrtare te larte te PS-se, duke pritur pergjigje per pyetjen nese ‘drejtuesit kryesorë të këtij grupimi jane kushërinj të afërt të ish-deputetit socialist, sot zëvendësministër i Ramës?’
Sipas PD, po të ishte për qeverinë tonë, për Edi Ramën dhe Saimir Tahirin, që dolën dje e rrahën gjoksin ku munden, kokaina do të vazhdonte të prodhohej e tregtohej në Europë.
“Po të ishte për ta, fabrika e drogës nuk do të ndalej asnjë cast, madje me siguri ajo do të rritej e do ta shtonte aktivitetin. Falë policive partnere, u arrit konstatimi dhe ndalimi i autorëve e sekuestrimi i laboratorit.Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk gjetën asnjë moment dje të tregonin të vërtetën, dhe as të falenderonin partnerët europianë, që jo vetëm sollën informacionin por dhe ndihmuan në suksesin e operacionit, kryesisht me faktin se mbajtën kontakte me një pjesë të strukturave tek të cilat ata kanë besim”- tha ai.
Reagon Alfred Dalipi
Pas akuzave të Partisë Demokratike ka reaguar edhe vetë zv.ministri i Mjedisit Alfred Dalipi. Në një njoftim të shpërndarë për mediat ai shkruan: “Nisur nga publikimi i lajmit ne disa media mbi lidhjet e mia me te arrestuarit nga policia per trafikun e droges do deshiroja te percillja reagimin bashkengjitur ketij email duke konfirmuar se nuk behet fjale per familjare te mij, nena, babai, vellai, gruaja apo femijet e rritur , por per te aferm nga te cilet kam 147 te rrethit te dyte dhe 305 te rrethit te trete qe jane te shperndare ne Shqiperi e anekend botes. Sipas PD une duhet te rri ne alert dite e nate se mos jeta i hedh ne dallge dhe perzihen me ISIS, trafiqe, vrasje dhe vjedhje dhe duhet te jap llogari per zgjedhjet e tyre edhe duke mos i takuar apo folur prej kohesh.
“Nese dikush, jo vetem nga organet hetimore, gjen qofte dhe nje lidhje mes meje dhe te ndaluarit, qofte edhe anesore, ndonje telefonate, kontakt fizik lidhur me kete histori jam gati te perballem me te gjitha pasojat ligjore dhe politike. Te njejten gje duhet te garantojne edhe lexonjesit e opozites, qe nuk kane pasur lidhje me kete histori, perdorimin e kokaines apo financim fushatash te tyre. Ne te kundert, shpifesit dhe perbaltesit e mi do te ndeshen me pasojat ligjore qe burojne nga deshperimi dhe impotenca e tyre per tu perballur me betejen e qeverise kunder droges”- shkruan Dalipi në reagimin e tij.