Çim Peka: Rama i fal detin, greku e nxjerr fitues Ramën në sondazhe

Euronews Albania ka publikuar ditën e sotme një sondazh ku sipas tyre, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot do t’i fitonte Partia Socialiste me në krye Edi Ramën.

Sipas tyre 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste. 28.2 për qind do të votonin Partinë Demokratike, 10.3 për qind Lëvizjen Socialiste për Integrim, 1.5 % PDIU-në, ndërsa 2.1% partitë e tjera.

Gazetari Çim Peka ka ironizuar këtë sondazh duke shkruar në rrjetin social Facebook se “Rama i fal detin, greku e rrit në sondazh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky reagim i Çim Pekës ka ardhur sepse kompania që ka bërë sondazhin është greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu siç e dimë të gjithë, Shqipëria i ka falur Greqisë plot 12 milje shtrirje në det. Ditën e djeshëm parlamenti grek ka miratuar edhe projektligjin duke bërë për herë të parë të gjitha partitë bashkë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?