Çipa: Akuzat e opozitës për buxhetin e Covid-19 duhen hetuar
I ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora, gazatari Aleksandër Çipa u shpreh se pas mbarimit të pandemisë duhet të hetohen akuzat e PD-së ndaj qeverisë për mënyrën se si po përdoret buxheti për pandeminë.
Aleksandër Çipa: ”Unë mendoj që në periudhën post pandemike, media do ketë mundësinë për të bërë transparencë për vendimmarrjet e qeverisë për buxhetin e pandemisë.
Duhet të ndriçohet e vërteta, për vendimet e e marra nga Këshilli i Ministrave, për konçensionet apo dhe për mënyren se si janë adminstruar buxhetet mes administratës dhe investitorëve.
Opozita zyrtare ka sjelle kritika dhe denoncime të cilat nuk janë dokumentuar dhe nuk është bërë asgjë për t’i hetuar.”
Sipas tij gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk duhej zgjatur dhe masat e ndërmarra nuk duhej të ishin kaq radikale.
Aleksandër Çipa: ‘‘Mendoj që ndoshta duhet diskutuar dhe studiuar me parë per qendrat metropolitane dhe tyre periferike ku rrezqet nuk janë aq evidente sa në ato urbane.
Nga harta e publikuar nga kryemministri, nuk është një shpërndarje e njëtrajshtnme e rrezikut nga koronavirusi.
Ka një kontast të fuqishëm për karantinimin e banorëve,mendoj se masat e ndërmarra nuk duhej të ishin kaq radikale dhe gjendja e fatkeqësisë nuk duhej zgjatur për në 23 qershor.”