Çipi: Rama ishte i përgatitur për gjakderdhje. Sot u instalua diktatura
Aktivisti i Aleancës për Mbrojtjese Teatrit dhe regjisori Kastriot Çipi, thotë se me shembjen e Teatrit Kombëtar u instalua diktatura. ”Mendoj që është akti noterial, firma dhe vula mbi instalimin zyrtar të diktaturës në Shqipëri. Vitet e fundit kemi pasur hapa prapa, pra rrëshqitje drejt diktaturës. Përfundimisht diktatura sipas meje, diktatura ishte vendosur me 15 mars me masat e jashtëzakonshme me alibinë e koronavirusit. Kjo që ndodhi ishte rezultati i diçkaje që dihej”.
Ai bëri me dije se nisja e shembjes së Teatrit filloi duke pasur njerëz brenda dhe hodhi akuzën se kryeministri Edi Rama ishte i përgatur edhe për gjakderdhje dhe vdekje.
”Ka pasur disa aktivistë brenda godinës kur filloi shembja. Nga ata që dëgjova unë ishte Neritan Liçaj dhe Julinda Emiri. As kjo nuk është për tu habitur. Rama nuk ndalet para asgjëje. Në momentin kur nuk ka rezistencë as nga ndërkombëtarët, përse duhet të shqetësohet. Vdiq dikush aksidentalisht? Ndodhi do thoshte. Ata njerëz nuk duhej të ndoheshin aty dhe nëse vdiqën nuk ishte faji im do thoshte. Unë mendoj që ai sot ka qnë i përgatitur për gjithçka, edhe për gjakderdhje, edhe për vdekje”.