Clinton dhe Trump triumfojnë në zgjedhjet e Super të Martës
Ashtu sikurse edhe pritej, Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë qënë kandidatët më të votuar në Supër të Martën për partitë politike respektive. Nga radhët e Demokratëve, Hilary ka arritur të regjistrojë rezultate pozitive në Teksas, Arkansas, Tennessee, Alabama, Georgia, Virginia dhe Massachusets, duke e çuar në 11 numrin e shteteve në të cilët ka fituar. Në fjalimin e mbajtur pas zgjedhjeve, ajo falenderoi të gjithë votuesit, teksa kërkoi mbështetje të vazhdueshme edhe për sfidat e radhës.
Nga ana tjetër, Bernie Sanders ka arritur që të fitojë në Colorado, Oklahoma, Minesota dhe Vermont. Ai zhvilloi një takim me përkrahësit e tij në Vermont, ku përsëriti edhe njëherë mesazhet e tij politike. Bernie Sanders kërkoi edhe njëherë votën e qytetarëve amerikanë për të bërë më shumë në aspektet e drejtësisë ekonomike, sociale dhe në mbrojtjen e ambientit.
Në kampin republikan, Donald Trump ka vërtetuar edhe njëherë se ai është favoriti kryesor për të qënë përfaqësuesi i kësaj force politike në garën për Shtëpinë e Bardhë. Miliarderi ka regjistruar rezultate pozitive në Akansas, Tennessee, Alabama, Georgia, Virginia, Vermont dhe Massachuests. Duke parë avantazhin e krijuar kundrejt rivalëve të partisë së tij, Trump ka lëshuar një sulm direkt ndaj Hilary Clinton, e cila është favoritja e demokratëve.
“Unë jam një unifikues. Pasi të mbyllim votimet partiake, unë do të ndjek vetëm një person, dhe ajo është Hillary Clinton.”
Kandidati tjetër Ted Cruz, nuk ka mundur dot t’i bëjë ballë Trump, teksa ka fituar vetëm në Oklahoma dhe Teksas. Në fjalën e tij pas votimeve, ai bëri thirrje për më shumë mbështetje, duke parë krijimin e një avantazhi të theksuar nga ana e Trump. Ndërkohë, ka ardhur edhe suksesi i parë për kandidatin tjetër, Marco Rubio i cili ka arritur të bëjë për vete votuesit e Minesotës.
Sukseset e Trump dhe Clinton në Super të Martën janë konsideruar si hapa mjaft të rëndësishëm që mund t’u sjellin atyre zgjedhjen si kandidatë pëfundimtarë në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Kanditatët republikanë
Republikani Donald Trump ka fituar në Alabama, Georgia, Massachusetts, Tennessee, Virginia, Arkansas, Vermont
Republikani Ted Cruz ka fituar në Texas, Oklahoma
Republikani Marco Rubio ka fituar në Minnesota
Kanditatët demokratë
Demokratja Hillary Clinton ka fituar në Alabama, Georgia, Tennessee, Virginia, Arkansas, Texas, Massachusetts
Demorkati Bernie Sanders ka fituar në Vermont, Oklahoma, Minnesota, Colorado
KOHA JONË SONDAZH

