Çmimet abuzive/ Presidenti Meta: Shqipëria ZERO ndihmë ekonomike. Greqia paketë 300-400 euro

Me fotot nga protesta e qytetarëve që kanë dalë masisht kundër rritjes së çmimeve, Presidenti Ilir Meta thotë se ndryshe nga Greqia që miratoi një paketë 300-400 eurë për familjet në këtë krizë, qeveria ”Rama 3” nuk ka paketë ekonomike për famlijet, fermerët dhe bizneset e vogla. ”Qeveria të ndërhyjë për uljen e çmimit të karburanteve; Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë”.

Postimi i plotë

Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta. Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë. Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi. Kroacia heq akcizën e naftës.

Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.

Qeveria të ndërhyjë urgjentisht: Për uljen e çmimit të karburanteve; Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë. KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!

SHKARKO APP