Çmimi i lartë i naftës, Sali Berisha: Vjedhje me bordet
Rritja e çmimit të kaburanteve për kryetarin e PD-së Sali Berisha, është vjedhje nga bordi i ngritur. Po ashtu Berisha thotë se është më lirë të shkosh dhe të blesh naftë në Mal të Zi sesa në Shqipëri.
Postimi i plotë
Vjedhje me bordet! Çmime stratosferike nafte nga bordi i Edvinit! Nafta 258 lekë/litri kurse në Malin e Zi çmimi është 189 lekë. Gazetari Klodian Tomorri shkruan se të kushton më lirë të nisesh nga Tirana e të shkosh në Podgoricë për të furnizuar me naftë makinën sesa të udhtosh Tirane-Muriqan me nafte te blere ne Shqiperi. Turp i madh!
Më poshtë keni statusin e gazetarit, Klodian Tomorri. Me keto cmime, shqiptaret do behen te paret turiste karburantesh ne bote. Distanca nga Tirana ne Muriqan eshte diku tek 100 kilometer.
Nje automjet mesatar haxhon 15 litra per 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal te Zi cmimi i naftes eshte 189 leke ose 70 leke me poshte se ne Shqiperi. Nje serbator mban te pakten 50 litra. Beni llogarite se ka vajtur puna qe te del me mire te shkosh ta furnizosh makinen ne Mal te Zi, perfshire dhe diten e punes brenda.
Ata qe jane ne Shkoder njehere u leverdis te shtrojne nje zorre nentokesore nga ana tjeter e kufirit, ku jane ato fshatrat shqiptare dhe ta transportojne direkt. Tip investimi komunitar.