Çollaku: Berisha sjell 300-400 mijë vota, por nuk mjaftojnë për rikthim në pushtet

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se lufta e brendshme ka masakruar Partinë Demokratike. Për të vetëm Sali Berisha e ka dashur realisht bashkimin dhe kërkoi një ”Foltore të madhe” për të gjithë demokratët. Sakaq theksoi se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë dhe dështimi ishte i parashikuar. Çollaku shton edhe PD nuk ka të ardhme pa një analizë të thellë dhe ndryshim rrënjësor. Për të Berisha sjell 300-400 mijë vota në çdo kohë.

”Më 11 Maj dështuam për shumë faktorë. Ka farsë elektorale, ka industri të vjedhjes së votës për të katërtën herë rresht. Ka farsë elektorale, por duhen mbajtur edhe përgjegjësi. PD duhet ta ndalë këtë industri të vjedhjes së zgjedhjeve. Për herë të katërt të vidhen zgjedhjet, do të thotë se ka problem të madh edhe brenda konceptimit të opozitës. Duhet një foltore e madhe e gjithë demokratëve. Duhet të shërohet sëmundja, duhet të ndalen egot dhe të shkojmë tek kriza. Më 11 maj u bë një kompromis, por nuk kishte bashkim.

Vetëm Berisha e donte bashkimin, askush tjetër nuk e donte. Lufta e brendshme e ka masakruar PD-në. Në primare kishte dy lista votimi. Primaret i dolën nga kontrolli Berishës. Shumë demokratë u lanë jashtë primareve. Humbja ishte parashikuar. Nëse e quajmë farsë elektorale, mund të bllokohen mandatet, grupi parlamentar duhet të mbajë qëndrim. Kodi Zgjedhor i fal Ramës 12-13 mandate në tavolinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kodi Zgjedhor ishte gabim i madh i PD-së. Listat e hapura janë shkatërrim për partitë. Unë jam për sistem maxhoritar. Berisha vuri nenin në statut që kryetari duhet të ikë, edhe nga inati me kundërshtarin, siç e kishin inatin edhe kundërshtarët ndaj Berishës dhe u quajt ‘neni Basha’. Unë mendoj se Berisha do ta zgjidhë vetë këtë problemin e (mos) dorëheqjes. Berisha sjell 300-400 mijë vota në çdo kohë. Por këto vota nuk çojnë në pushtet. Edhe pa Berishën, PD nuk bëhet më mirë. Kush mendon kështu, ka gënjyer veten ose i ke shërbyer një kundërshtari të Berishës”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?