Çollaku: Në Mat u hodhën 3 mln euro për blerje votash, mjekët dhe njerëzit janë detyruar
Kandidati fitues i mandatit të deputetit në qarkun e Dibrës në listën e PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se në zonën e Matit qeveria ka hedhur 3 milion euro për të marrë vota. Sipas tij, me presione dhe betime, bluzat e bardha detyroheshin që të betoheshin për familjet e tyre që do t’i votonin.
”Në Mat janë harxhuar tre milionë euro për të blerë vota. Më dridhej babai në sy. E kishin bërë të betohej për kokë të fëmijëve. Më thoshte Kreshnik nuk kam çfarë të bëj. I thashë mos e prish benë për fëmijën tënd, mua më mjafton zemra jote. Nuk është rasti i vetëm.
Mjekë me bluza të bardha detyroheshin të betoheshin për familjet e tyre që do t’i votonin. Po tentojnë të mbajnë pushtetin me këto forma që nuk kanë të bëjnë aspak me politikën. Këto jqë ju thashë janë shumë të vërteta. Kjo histori nuk ndalet këtu, ia kam premtuar atij babai dhe po ua premtoj të gjithëve.
Provat dhe dëshmitë janë të pafundme nga terreni dhe gjithandej. Këto do të jenë objekti i hetimit. Nuk ka vend për optimizëm të shtuar. Ne nuk do të dorëzohemi, jemi të fortë, jemi në këmbë. Ne kemi humbur betejën, por jemi në këmbë për të fituar luftën. Ndryshe vendi do të shkojë drejt një regjimi.
Denoncimet nuk kanë fund në këtë poces zgjedhor. Në Mat kandidoja unë jetoj me rrogën time. Përballë kisha një makineri shtetërore që harxhonte 3 milionë euro për vota. Ishte kollaj dhe për ne që të bënim marrëveshje me flukse financiare e krim të organizuar. Por ne e refuzojmë këtë model. Do të vazhdojmë të bëjmë betejën tonë të pastër”,-thotë Kreshnik Çollaku.