Çollaku: Qeveria ka blerë edhe gjyqtarë të Kushtetueses

Partia Demokratike deklaron se maxhoranca po përpiqet të eliminojë opozitën. Shefi i politikës së jashtme në PD Kreshnik Collaku shprehet se cdo hapësirë e lirisë po reduktohet frikshëm, por PD do të qëndrojë fort me cdo cmim, kundrejt mafies në pushtet, sic e cilëson ai.

“Ka një përpjekje totale të paprecedentë me synim të qartë eliminimin total të opozitës reale në vend. Goditet themeli historik i PD, dhjetori i ‘90. Bëhet agresive përpjekja për të blerë përfaqësues të opozitës në parlament. Bllokohet cdo funksion i pushteteve (lokale) të drejtuara nga PD.

Krijohet një bllok mediatik e propogandistik anti PD. Media dhe analistë “të pavarur” po rekrutohen nga maxhoranca dita ditës. Sistemi drejtësisë është nën presion nga maxhoranca, deri gjyqtarë kushtetues përfliten të blerë nga Qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalohet e miratohet një ndarje territori dhe elektorale që asgjeson përfundimisht votën e lirë dhe jep në tavolinë pushtetin maxhorancës dhe sërish fajësohet opozita, madje i kërkohet të mbyllë gojën e të pranojë zgjedhjet e vjedhura në tavolinë. Cdo hapësirë e lirisë po reduktohet frikshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita dhe PD ka dy rrugë. Të shitet, të pranojë ose të reagoje e të qëndrojë , fort e me cdo cmim. Unë jam absolutisht me rrugën e dytë. PD duhet të qendroje fort dhe me cdo cmim ndaj mafies në pushtet. Le të trashet e keqja, sa më shumë trashet aq më shumë afron fundin vetes !!!", shprehet Collaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?