”Conference League” në Tiranë, Erion Veliaj: Nuk do tolerojmë dhunë dhe vandalizëm
Nesër do të mbahet ndeshja e madhe për ”Conference League”, ndaj dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se nuk do tolerojnë dhunën dhe vandalizmin.
”UEFA na ka konfirmuar që jemi qyteti që është përgatitur më mirë në të gjitha aspekt, që nga pastërtia, pritja e tifozëve dhe fakti që kemi marrë këto rezultate, besoj që është një kompliment shumë i madh, nesër do jetë dita më e vështirë, do vijnë kryetarët e Bashkisë së Romës dhe Roterdamin, nuk do të tolerojmë akte të dhunës dhe barbarizmit.
Vetëm nga Rinasi është bërë një përgatitje për mbi 100 avion, ndërkohë dhe nga Mali i Zi dhe Kosova ka pasur dyndje të tifozerisë dhe në portin e Durrësit.
Pjesa qendrore e Tiranës do jetë e gjitha pedonale, do duhet të përdorim arsyen, nuk besoj që mund të japim targat e makinave që do të lejohet, nëse një punë që nuk është urgjente të mos lëvizin në qendër”, tha Veliaj në Report Tv.