COVID 19/ 366 mijë të infektuar në gjithë botën dhe mbi 16 mijë viktima
Shifrat e datës së sotme, e hënë 23 mars 2020, në nivel global tregojnë se numri i të infektuarve është 366 866. Viktima janë 16 908. Të shëruar janë 100 645, sipas shifrave më të fundit të universitetit amerikan ”Johns Hopkins”.
Në Shqipëri, numri të infektuarve ka arritur shifrën 104. Numri i viktimave është 4. Numri i të shëruarve është 5.
Në Itali, situata vazhdon të jetë e rënduar. Numri të infektuarve është 63 928 persona, ndërkohë numri i viktimave është 6 078. Numri i personave të shëruar është 7 432.
Në Gjermani numri të infektuarve ka arritur shifrën 27 289 individë. Numri i viktimave është 115 dhe numri i personave të shëruar 422.
Në Francë, numri të infektuarve ka arritur shifrën 16 689 individë, ndërkohë që numri i viktimave është 674. Janë shëruar ndërkohë vetëm 2 200 vetë.
Në SHBA, numri të infektuarve ka arritur shifrën 39 207 individë. Numri i viktimave është 446. Janë shëruar vetëm 184 Persona.
Në Spanjë, numri i të infektuarve është 33 089. Viktima janë 2026 dhe të shëruar janë 3555.
Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

