Covid-19 i merr jetën gardistit, shofer i ministres Spiropali

Covid-19 po prek këdo. Koronavirusi i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Report Tv mëson se gardisti me inicialet G.P. 58-vjeç dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë. Nisur nga simptomat, ai është dërguar në spitalin COVID-2, te Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve por nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.

SHKARKO APP