Covid-19 i merr jetën kirurgut Menzelxhiu, Meta: Model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanist
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e kirurgut Agron Menzelxhiu, i cili nuk arriti që të fitonte betejën me Covid-19. Kreu i shtetit teksa thekson se kjo është një humbje për mjekësinë shqiptare, nënvizon se Menzelxhiu do të mbahet mend si modeli frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanist.
Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta
Ndarja nga jeta e kirurgut të nderuar, Dr.Agron Menzelxhiu, i cili për dekada shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Elbasan dhe Tiranë, është një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare.
Përherë do kujtohet me respekt si model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanistit, gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së çdo qytetari në nevojë.
Ishte kënaqësi ta njihja nga afër. Familjes Menzelxhiu, të afërmve, miqve dhe komunitetit të mjekëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!