Covid-19/ Majko: Kjo situatë nuk është çështje ditësh! Durim dhe kurajo!
Ministri i Diasporës Pandeli Majko, në një postim në rrjetin social Facebook u bën thirrje shqiptarëve që të kenë kujdes në këtë situatë të vështirë, të kenë shumë durim dhe kurajo. Majko shkruan mes të tjerash se kjo situatë nuk është çështje ditësh, ndaj duhet të fillojmë të mendojmë për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara.
Postimi i plotë i Pandeli Majkos:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën emergjencën kombëtare! Bota ka hyrë në një periudhë gri, ku e padukshmja është bërë e dukshme, me statistikat e njerzve që po humbin jetën!
Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore.
KJO SITUATE NUK ESHTE CESHTJE DITESH!
Filloni të mendoni për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara.
MOS U “LODHNI” NGA E PERDITSHMJA E NDRYSHUAR! KJO ESHTE PROVE PER CILINDO DHE JO NJE SITUATE QE MUND TE KALOHET ME “SPORTIVITET”!
? Në Itali para 3 javësh kishte 16 të prekur, sot mbi 15,000 ku lëvizja DHE KOMUNIKIMI rezultoi shkaktari kryesor i përhapjes, çka po çon në BLLOKIMIN sistemit shëndetsor!
✅ Këshillat e shkollës fillore tani rikthehen për cilindo për ajrosjen e rregullt të ambientit ku jeton, për lajren e duarve dhe ndihmën ndaj të moshuarve që të mos dalin dhe të zerojnë kontaktet jashtë ambjentit ku banojnë‼
⭕ MOS DIL E MOS LËVIZ! As me ????♀, as me ?, as me ?, as me ?, as me ?, pa një prej arsyeve të domosdoshme të njoftuara nga Udhëzimet Zyrtare‼ (Për Leje: policiarrugore@asp.gov.al)
⭕ UL NE ZERO FREKUENTIMIN e zonave publike, grumbullime me shumë njerëz, kafe dhe lokale‼
✅ LEJOHET të shkosh në Farmacinë, Ushqimoren më të afërt, duke shmangur ecjen afër personave të tjerë, me maskë e me doreza, në radhë duke respektuar distancën jo nën 2 m nga personi tjetër‼
✅ TRAJTO ME PËRGJEGJSHMËRI çdo sjellje tënden që ndikon te HIGJENA e të tjerëve, në shtëpi, pallat, lagje, ambient të mbyllur!
✅ Shpëtohen jetë duke kufizuar lëvizjen dhe mundësitë e transferimit, përcjelljes, përhapjes së virusit që mund të jetë kudo pa e kuptuar por që shkakton pasoja të ndryshme në persona, mosha, gjendje shëndetësore të ndryshme, deri në 3-8% edhe me pasoja FATALE‼
Lufta ndaj Covid-19 ☎ 127‼ Për nevoja reale, urgjenca, policia☎ 112‼
KJO DO TE JETE NJE BETEJE QE ZGJAT! AJO FILLON NGA VETJA!
DURIM DHE KURAJO!