Covid-19/Pacientja:“Më nxirrni për 10 minuta nga spitali ose do vras veten”!

Çështja e të sëmurëve me Covid-19 si dhe rastet kur pacientët frikësohen janë trajtuar nga mjeku i njohur Pellumb Pipero.

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar një ndodhi të pazakontë, që kishte përjetuar sot (e hënë) me një paciente në një prej spitaleve Covid.

Pipero u shpreh në emisionin “Opinion” se shumë pacientë nuk duan të rrinë në spital dhe një prej tyre i kishte thënë që nëse nuk e nxirrnin nga spitali për 10 minuta ajo do hidhej e do vetëvritej.

“Unë po u them një rast konkret se çfarë më ka ndodhur sot në spital. Ishte një paciente e cila thoshte se ‘nëse nuk më nxirrni nga spitali për 10 minuta, unë do vritem e do vras veten’”, u shpreh mjeku infeksionit.

Më tej Pipero kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat e tha se është i vetëdijshëm që qytetarët janë shumë skeptik ndaj virusit.

“Nuk kam vënë asnjëherë në dyshim kapacitetin e spitaleve tona, ajo që kam këmbëngulur unë është mundësia që ne kemi duke mos ezauruar kapacitetet duhet mbajtur masat kundër COVID. Ka një lloj skeptizmi tek qytetarët, unë e shoh në përditshmëri. Ka shumë raste që vijnë pacientë me forma të rënda, shkojnë tek mjeku i familjes, tek një specialist”, tha ai.

Rastet e hedhjes nga katet e spitalit dhe vdekjet e mënjëhershme në Tiranë janë të shumta, ndaj nevojitet kujdes jo vetëm shendetsor, por edhe psikologjik për pacientët me Covid-19, dhe jo vetëm për këta.

 

SHKARKO APP