Covid-19/ Presidenti Meta kërkoi mbylljen e kufirit më 31 janar (VIDEO)
Më 31 janar 2020, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i bënte thirrje qeverisë që të merrte masat më të forta të mundshme për të parandaluar mbërritjen e COVID-19 në territorin shqiptar, duke përmendur rastin e suksesshëm të parandalimit të SARS-it në vitin 2001. Thirrja e fortë nga kreu nuk u dëgjua dhe sot jemi në situatën që Shqipëria është futur në shtet-rrethim dhe të prekurit dhe viktima kanë qenë në Itali.
“Mendoj se duhen marrë masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus për të penetruar në vendin tonë, aq më tepër kur tashmë janë evidentuar dy raste në Italinë fqinje apo edhe në vende të tjera pranë nesh. Unë mendoj se është koha për të marrë masat më të forta. Shqipëria ka një eksperiencë në raste të tilla siç ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur. Shqipëria ka qenë shumë e suksesshme për të parandaluar SARS-in përpara 16-17 vitesh dhe i kemi të gjithë mudësitë në rast se të gjithë bëjmë detyrën me përgjegjshmëri maksimale”,-deklaroi kreu i shtetit më 31 janar.
Kur ra virusi SARS në vitin 2001, Shqipëria mbylli kufijtë dhe kushtëzoi kalimin në territor nga vendet e prekura. Më 31 Janar 2020 zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thoshnin se Shqipëria ishte jashtë zonës së rrezikut nga Covid-19. 27 mijë emigrantë kanë hyrë në Shqipëri nga Italia dhe Greqia dy javë para se Shqipëria të deklarohej si vend i prekur nga Covid-19. Aktualisht në vend janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, ndërsa ditën e djeshme u shënua edhe viktima e parë nga virusi, një 73-vjeçare nga Durrësi.
Në kohën kur në Itali ishin evidentuar rastet e para të prekjes nga koronavirusi, në pikat kufitare ajrore, tokësore e detare me vendet fqinje nuk kishte asnjë kontroll të shtetasve shqiptarë e të huaj që hynin nga Italia. Kontrollet nisën shumë më vonë nga sa kishte bërë thirrje kreu i shtetit.
https://www.facebook.com/www.hashtag.al/videos/215089203189601/?vh=e&d=n