Covid-19 shpërthen në dimër? Panariti: Qeveria të krijojë rezerva strategjike për ushqime
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, i bën thirrje qeverisë të krijojë që tani rezerva strategjike ushqimore për të shmangur një paralizë të mundshme të tregtisë ndërkombëtare në një cikël të dytë agresiv të Covid-19 këtë dimër. Sipas Panaritit sëpari të blihet prodhimi vendas aq sa ka, ndërsa më pas të merren masat për lëvizjen e mallrave në aspekt ndërkombëtar.
”Do të përpiqemi të garantojmë furnizim të konsumatorëve dhe kontroll aq sa mundim të çmimeve në rastin ekstrem të paralizës së tregtisë ndërkombëtare nga riciklimi i mundshëm i virusit në vjeshtë. Njerëzimi gjithnjë ka vuajtur nga mungesa e parashikimit, madje edhe atëhere kur binin këmbanat”, – shkruan ndër të tjera Panariti.
Postimi i plotë
Covid-19 na paralajmëron të krijojmë që tani rezerva strategjike për ushqime ndaj të cilave jemi importues neto. Sepse e ardhmja ështe e paqartë dhe asgjë nuk ështe e sigurt.
Sëpari të blihet prodhimi vendas aq sa ka. Më pas të inkurajohen që tani importuesit, madje edhe me stimuj fiskalë për të mbushur silloset me drithë dhe miell, oriz dhe magazinat me vaj ushqimor etj.
Në këtë mënyrë mund të zbutim sadopak efektet e një paralize të tregtisë ndërkombëtare në një cikël të dytë agresiv të mundshëm të Covid, këtë dimër.
Kështu do të përpiqemi të garantojmë furnizim të konsumatorëve dhe kontroll aq sa mundim të çmimeve në rastin ekstrem të paralizës së tregtisë ndërkombëtare nga riciklimi i mundshëm i virusit në vjeshtë. Njerëzimi gjithnjë ka vuajtur nga mungesa e parashikimit, madje edhe atëhere kur binin këmbanat.