COVID-19, Spaho: Sot beteja për jetë e vdekje, Rama nuk po bën mjaftueshëm

Për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama nuk po vepron në kohë për të përballuar dhe menaxhuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një reagim, nënkryetari i PD, Edmond Spaho i kërkon kryeministrit Rama që të dëgjojë edhe propozimet e opozitës, duke vepruar në kohë, pasi kjo është një betejë për jetë a vdekje.

Reagimi i Edmond Spahos

Po të vepronte në kohë Edi Rama nuk do të kishte njerëzit ne çadra sot, apo ne banesa te dëmtuara, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga tërmeti.

Po te vepronte Edi Rama qe kur filluan te binin sirenat e alarmit ne Itali dhe Kryetari i Opozitës Lulzim Basha kërkoi marrjen e masave, nuk do kishim një situatë kaotike sot dhe personat e infektuar do ishin nën mbikëqyrje mjekësore siç ligji e kërkon.

Po te vepronte Edi Rama në kohë do kishim një numër ë konsiderueshëm respiratorësh dhe jo ne mes të krizës të hapej me urgjence per 24 ore tenderi. Ende sot nuk e dimë numrin e respiratorëve që kemi në dispozicion.

Por te vepronte në kohë Edi Rama, qe kur i beri thirrje opozita, do i kishte pajisur mjeket me veshje mbrojtëse dhe nuk do te rrezikonin shëndetin, kur deri tani zyrtarisht kemi 9 mjeke dhe infermiere te infektuar e shume te tjere ne karantine dhe qe presin te bëjnë testin.

Po te vepronte Edi Rama në kohë, paratë do kishin shkuar tashmë nga oligarkët tek qytetarët në nevojë. Akoma sot nuk dihet si do ndahen ato pak para te dedikuara nga Akti Normativ. Ndërkohë që dihet që mijëra familje janë sot në pamundësi për të mbijetuar.

Sot beteja është për jetë a vdekje! Edi Rama duhet të dëgjojë dhe të veproj pa vonesë, për qytetaret jo për opozitën!

SHKARKO APP