Covid-19/Vokshi: Rama sulmon opozitën pse kërkon siguri për shqiptarët

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuzoi sërish qeverinë se ka dështuar me mënyrën sesi ajo ka menaxhuar deri në këto momente pandeminë së Covid-19.

Duke përsëritur se Shqipëria është vendi i fundit për testime në rajon, Vokshi i kërkoi kryeministrit të heqë dorë nga sulmet ndaj opozitës që kërkon siguri për qytetarët dhe të blejë tamponët aq shumë të nevojshëm.

“Dështimi i Edi Ramës me pandeminë nuk mund të mbulohet me sulme banale politike ndaj opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike është bërë zëri i qytetarëve, që nuk gjejnë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi që në mars që i kërkojmë Edi Ramës të rrisë testimet. Përgjigja e tij është sulmi politik në vend të blerjes së tamponëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo politikë skandaloze e Edi Ramës është arsyeja kryesore pse Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, pse numri i vdekjeve është rritur, pse situata ka dalë jashtë kontrollit dhe pse rrezikojmë të mbyllemi sërish”, shkruan Albana Vokshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?