Crown Agents: S’përfshihemi në debat politik, do mbrojmë reputacionin
Crown Agents, kompania britanike e punësuar nga qeveria shqiptare për të mbikqyrur doganat hedh poshtë akuzat dhe hamendësimet pë korrupsion në procesin e marrjes dhe zbatimit të kontratës.
Crown Agents: “Janë të pavërteta”- Përmes një deklarate për shtyp që mban datën 25 korrik Crown Agents deklaron: “Këta individë nuk kanë paraqitur asnjë provë të vetme në mbështetje të këtij pretendimi dhe as që do të kenë mundësinë ta bëjnë diçka të tillë sepse pretendimet e tyre janë plotësisht të pavërteta.”
Për këtë arsye i kërkon këtyre personave, me gjithë respektin, që t’i tërheqin akuzat e bëra.”
Crown Agents: Nuk përfshihemi në debat politik – Gjithashtu Crown Agents informon se nuk ka ndërmend të përfshihet në një debat politik mbi llojin e punës që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në Shqipëri ndërsa paralajmëron se do të marrë masat e nevojshme ligjore për të mbrojtur reputacionin.
“Crown Agents punon mbi bazën e standardeve më të larta të ndershmërisë dhe integritetit dhe çdo akuzë për korrupsion merret shumë seriozisht nga ne.
Njëkohësisht, ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme e të duhura për të mbrojtur dhe ruajtur reputacionin tonë ndërkohë që përballemi me akuza të pabaza.”
KOHA JONË SONDAZH

