Çuçi: Grupi Parlamentar i PS mbështetje absolute për Veliajn, ka sjellë ndryshim historik për Tiranën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Blendi Çuçi, ka vlerësuar punën e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës. Në një bashkëbisedim me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Çuçi tha se grupi parlamentar socialist i jep mbështetje të plotë Veliajt dhe se ai ka bërë punë që kanë transformuar Tiranën.

I vetmi qëndrim i grupit parlamentar njëzëri është që Veliaj është kryetari i Bashkisë më i suksesshëm që ka pasur dhe që ka PS në këto vite kur ne qeverisim së bashku në pushtet qendror dhe vendor. Edhe transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis çfarëdo lloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit. Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri jonë një kryetar bashkie që e nderon jo vetëm Tiranën, por besoj e nderon edhe përtej Shqipërisë çdo socialist, por edhe çdo tirons. Por, sa i takon Erion Veliajt, grupi parlamentar i PS-së i jep mbështetjen absolute kryetarit të bashkisë së Tiranës”, deklaroi Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?