Çuçi për mandatin e Olta Xhaçkës: Kushtetuesja nuk mund t’u imponojë deputetëve se si të votojnë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur edhe për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ka pasur një vendim të Kushtetueses që ka shfuqizuar dy vendime nga Kuvendi, dhe Kuvendi pa diskutim i shfuqizoi vendimet. Në rastin konkret është krijuar një paqartësi lidhur me faktin nëse do duhet që një deputet apo të gjithë, duhet të votojnë në një formë të caktuar të detyruar, nga çdo lloj institucioni, apo jo. Dhe ky është një debat që nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i GJK. Përkundrazi në gjykimin tonë Gjykata Kushtetuese ka tentuar që të krijojë një normë të re kushtetuese, që nuk ia lejon Kushtetuta. Nuk i imponon dot deputetit si të votojë”, tha Çuçi.
KOHA JONË SONDAZH

