Çudirat e Rilindjes. Thesari interpreton Kodin Zgjedhor për Shkodrën
Bashkisë së Shkodrës i janë ndërprerë sot të gjitha pagesat për investime dhe shërbime nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Vendimi i paprecedentë është marrë nga Drejtoria e Thesarit. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, Voltana Ademit i ka mbaruar mandati ditën e sotme, në orën 16:30. “…sipas ligjit, Kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin”, thuhet në email- in dërguar Ademit.
Çështja e mandatit të Voltana Ademit, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, është një nga problemet më të komplikuara që edhe ekspertët zgjedhorë nuk e shpjegojnë dot. Por atë që se ka bërë dot KQZ dhe asnjë institucion tjetër, në mënyrë të çuditshme e ka marrë përsipër dega e Thesarit.
Në fotot (poshtë) komunikimi i Bashkisë së Shkodrës me zyrtarë të Degës së Thesarit Shkodër

KOHA JONË SONDAZH

