Çudit Gent Cakaj: Negociatat nuk u hapën nga që plotësuam kushtet

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka treguar dy arsyet sipas tij të mos hapjes së negociatave. Ministri në detyrë ka shkaktuar jo pak habi në studion e “Ora News” kur tha se një arsye se përse nuk u hapën negociatat ishte sepse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet!

Mos hapja e negociatave erdhi për dy arsye. E para, ndodh sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me vendimet e brendshme mes vendeve anëtare për të ardhmen e Europës. Së dyti, të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën”,-tha Cakaj. Sipas Cakajt kushtet e Gjermanisë nuk ishin kushte për çështjen e hapjes së negociatave.

SHKARKO APP