”Çuna e goca shihemi në sheshin publik”, Ditmir Bushati bën lëvizjen e papritur për 25 prillin

Jo pjesë e garës së 25 prillit, por jo dhe jashtë saj. Me një lëvizje të papritur, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u është drejtuar të rinjve në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, Bushati i ka ftuar ata në instalive në orën 20:00. Ndër të tjera ai shkruan se të rinjtë flasin dhe debatojnë me njëri-tjetrin, ndaj mendoi që këto opinione ti ndanin së bashku në atë që e quan ”sheshi publik”.

Kujtojmë se Bushati u la jashtë listave të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa pati edhe përplasje me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e konsideroi përjashtimi e tij si “zbritje nga treni”.

Postimi 

Çuna e goca, sot në 20.00 takohemi te #SheshiPublik në InstaLive. 25 prilli është moment i rëndësishëm për shoqërinë, por mbi të gjitha për ju. Unë jam i sigurtë që në chat-grupet tuaja, por jo vetëm, flisni, debatoni, përplasni ide dhe mbani qëndrime. Unë ju ftoj që shumë nga pyetjet dhe mendimet tuaja ti ndajmë bashkë tek #SheshiPublikShihemi në 20.00.

View this post on Instagram

 

A post shared by Ditmir Bushati (@ditmir.bushati)

SHKARKO APP