D’ Alema: Evropa s’mund të zgjerohet më, por ju jeni drejt saj

Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, gjatë fjalës së mbajtur sot në Kongresin e Partisë Socialiste, u shpreh i bindur se Shqipëria është duke ecur e sigurt drejt Bashkimit Europian. Në të njëjtën kohë, edhe jreu i Fondacionit Kulturor të Socialistëve Europianë, ai tha se Shqipëria në udhëheqjen e socialistëve po bëhet një vend model, që po ndjek reforma kurajoze për t’u integruar plotësisht në BE.

“Si President i Fondacionit Kulturor të Socialistëve europianë, dua t’i bashkohem ndjenjës së krenarisë, që të gjithë socilastët europianë për faktin që nën udhëheqjen e PS, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë vend model, që po procedon me reforma kurajoze, drejt integrimit të saj të plotë në BE. Nuk është më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar, apo Shqipëria e skafeve, gomoneve. Por Shqipëria sot është një vend që rritet, një ekonomi që integrohet me ekonominë e vendve të tjera”, tha D’Alema.

“Isha në TIranë pak muaj më parë për asistuar takimin e kryeministrave dhe ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më duhet të rrëfejë se pashë që ishin në një tavolinë, Kryeministri Serbisë, Kosovës, Bosnjes, të Malit të Zi dhe praktikisht ishin të gjithë, më ka mallëngjyer. Sepse të gjithë ne e dimë që konflikte të shumta kanë përfshirë këtë rajon dhe e vlerësoj shumë ecurinë në këtë drejtim dhe në këtë prizëm Kryeministri Edi Rama ka qenë një nga nismëtarët kryesorë. Bëra tifozllëk që Shqipëria të ishte pjesë e Europianit dhe kjo u arrit”, shtoi gjithashtu D’Alema.

Sipas tij, Europa po përjeton sot një krizë të vështirë, ekonomike, sociale, migracioni, por edhe një krizë raciste. Dhe nuk është kohë e lehtë për të folur për ndërhyrje të reja në BE. “Por ne socialistët jemi të sigurtë që Shqipëria është drejt Europës”, përfundoi ai.

 

SHKARKO APP