Daçiç në Prishtinë, pi kafe me Hashim Thaçin në hotelin e Pacollit (Foto)

 

Pjesë e konferencës më të madhe të organizuar në Prishtinë është edhe Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë. Po ashtu, në mesin e pjesëmarrësve në konferencë janë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit si dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Hahn.

Ndryshe, Kosova është pritese e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?