Dade: Berisha coi fishekë në Srebrenicë, ndërsa ministrat e PD cuan fishekë në Ruanda

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Arta Dade ka drejtuar një seri akuzash të forta ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, në një kohë kur komisioni po diskutonte  një marrëveshje mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në luftën kundër trafikut të drogës.

"Berisha ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviçit. 

Ministrat e PD-së kanë çuar fishekë në Ruanda. Berisha ka çuar edhe fishekë në Srebrenisë, atje ku është bërë masakra", tha Dade.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuzat e  Dades ishin një reagim ndaj akuzave që deputeti demokrat Aldo Bumçi ngriti pothuajse gjatë gjithë mbledhjes, për kandidatët e mazhorancës për kryebashkiak në zgjedhjet e 21 qershorit, që sipas Bumçit janë të inkriminuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne si Parti Demokratike mbështesim policinë, por dyshojmë se nuk ka vullnet politik, sepse ju mbroni njerëz kriminelë. Çfarë mesazhi i jepni policisë. Sa jemi të besueshem ne kur ambasadori i SHBA tha të mos kandidojmë njerëz të inkriminuar", tha Bumçi.

Debatet

Bumçi : Qeveria është kundër frymës së kësaj marrëveshje.

Dade: Ne jemi vlerësuar nga SHBA dhe BE në luftën kundër drogës. Politizimi i kësaj çështje nuk shërben.

Tahiri- Bumçit: Prokuroria ka vërtetuar se nga zyra juaj kanë dalë fakse për Shkëlzen Berishën. Ndoshta dhe ju vetë zoti Bumçi si ish-ministër i Jashtëm duhej të ishit thirrur të dëshmonit për Gërdecin, sepse ju ka dalë emri. Sepse ka problem pandëshkueshmëria.

Bumçi: Ju mashtroni sepse s’ka asnjë fakt zyrtar nga Prokuroria. Çdo devijim tregon se ka probleme. Sepse ambasada e SHBA dhe zëvendëssekretarja Amerikane e Shtetit ka thënë mos kandido njerëz me të kaluar kriminale

Tahiri-Bumçit: Ndoshta vetëm ballkoni i shtëpisë suaj mbeti pa u mbjell me kanabis.
Dua t’ju siguroj se lufta kundër krimit të organizuar e informalitetit ka të bëjë me kapacitetin tonë teknologjik, infrastrukturor etj. Pavarësisht qëndrimit të opozitës ka kohë të bëhemi bashkë kundër krimit. Ma do mendja keni pasur të njëjtin qëndrim. Kur kryetari i PD Basha vajti atje dhe tha se u hoq droga nga Lazarati dhe u çua në vend tjetër. Sepse ka pasur përgjegjësi si ministër i brendshëm. Apo kur Berisha tha se policia ka marrë peng Lazaratin. Ne duhet të bëhemi bashkë në luftën kundër kriminalitetit.
Është hera e parë që Shqipëria nuk është më vend origjine. Kemi mesataren më të ulët të vrasjeve në 24 vite. Ju zoti Bumçi e mbani mend si konsiderohej Shqipëria. Dhe ndoshta vetëm ballkoni i shtëpisë tuaj mbeti pa u mbjell. Nga janari deri tani policia ka shkatërruar 230 mijë rrënjë kanabis. Mua më pyesni a janë kapur,  jo pse janë mbjellë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?