Dade kritikon sërish qeverinë, këtë herë për eksodin
Arta Dade rikthehet me kritika ndaj qeverisë, këtë herë për çështjen e eksodit.
Ajo tha se qeveria nuk duhet të justifikohet me deklarata.
Sipas saj, mënyra më e mirë që njerëzit mos largohen nga Shqipëria është krijimi i klimës së biznesit për shtetasit shqiptarë.
“Nëse nuk duam largime, duhet t’ua sjellim qytetarëve Europën këtu. Qeveria duhet të krijojë shpresë për qytetarët”.
Deklaratat e Dades u bënë konferencën me temë “Shqipëria dhe Kosova në kërkim të së ardhmes së përbashkët”.