Dade: Shqipëria dhe Turqia përkrah në luftën kundër terrorit

Kryetarja e komisionit të Jashtëm të Kuvendit, Arta Dade, në një mesazh ngushëllimi drejtuar ambasadorit turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar, dënon sulmet terroriste në Stamboll dhe shpreh solidaritetin për popullin turk.

“Në emër të Komisionit për Politikën e Jashtme shpreh tronditjen dhe indinjatën e thellë për sulmet terroriste në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, ku humbën jetën dhe u plagosën disa dhjetëra qytetarë të pafajshëm.

Komisioni i Jashtëm i bashkohet ngushëllimeve të shprehura nga autoritetet e Shtetit Shqiptar dhe ato ndërkombëtare për familjarët e viktimave dhe shpreh solidaritetin e plotë me Qeverinë e popullin turk në këto ditë të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akte të tilla kriminale kurrë nuk do të mund ta fiksojnë popullin turk e as ta zbehin luftën tonë të vendosur në kuadrin e koalicionit të gjerë kundër terrorit, ku Shqipëria dhe Turqia qëndrojnë përkrah njëra tjetrës, shprehet kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme”, citon mesazhi ngushëllues i znj. Dade.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?