Daily Mail: Mos shkoni për pushime në Francë. Është në kaos! (foto)

 

Daily Mail, një prej mediave më të fuqishme në botë, u rekomandon lexuesve të saj të mos zgjedhin Francën për të kaluar pushimet. Shkak, sipas saj, janë grevat, zjarret, fluksi i emigranteve dhe protestat e fermerëve që po bllokojnë rrugët, pasi janë kundër uljes së çmimeve të produkteve bujqësore.  

“Nëse jeni duke menduar të shkoni për pushime në Francë, atëherë më mirë bëni një zgjidhje tjetër. Vendi është kapluar nga një grumbull problemesh në të njëjtën kohë”, shkruan Daily Mail.

Më shumë se 2000 emigrantë kanë kaluar brenda një nate në tunelin e La Manshit. 5000 të tjerë prisnin një mundësi për të hyrë në Britani.

Në anën tjetër, rreth 10 mijë turistë janë detyruar të largohen nga kampingjet për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer në pyjet e Francës jugore dhe jug –lindore, pasojë e temperaturave tropikale.

E sikur kjo të mos mjaftonte, për shkak të fluksit të madh të turistëve, trafiku në rrugët e Francës të bllokon me orë të tëra.

Përsa i përket protestës së fermerëve, Daily Mail u kujton lexuesve se ata jo vetëm po bllokojnë rrugët, por po i spërkasin automjetet me plehra.

SHKARKO APP