Dako me banorët e Katundit të Ri: Pastrojmë kanalet dhe vëmë në punë rezervuarin e Tarinit‏

 

“Toka juaj është mjaft pjellore, bashkë me ato të Manzës, Sukthit dhe gjithë fshatrave të tjerë. Ne do bazohemi tek toka dhe deti në zonën tuaj për rritjen e mirëqënies, zbutjen e varfërisë dhe rritjen e punësimit”. Kështu ka deklaruar kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako në një takim me banorët e Katundit të Ri.

Dako është shprehur në këtë takim se gjatë 20 viteve në zonën tuaj nuk është bërë asgjë për të mbështetur fermerët, prandaj ne do të realizojmë pastrimin total të kanaleve kulluese dhe vaditëse. Ky nuk është thjesht një premtim elektoral, -tha më tej Dako, -sepse pas 21 qershorit  pastrimi dhe mirëmbajtja e kanaleve të tilla do të jetë detyrë funksionale e bashkisë. Sigurisht për të bërë efektin e duhur kjo punë, do të realizohet edhe vënia në punë e 18 rezervuarëve që nuk funksionojnë, por së pari ne vëmë në punë rezervuarin e Tarinit, pasi ai prek më shumë toka për vaditje. Rezervuari i Tarinit është gati për fermerët në fillimin e vitit të ardhshëm.

 

Dako e sheh mjaft të rëndësishëm edhe krijimin e inspektoriatit të mbrojtjes së tokave bujqësore, si një strukturë që do të merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për problemin e tokave, zhbllokimin e parcelave, dhe piketimin e rrugëve për lehtësimin e punës për fermerët. Kryebashkuaku Dako tha se modelin e zhvillimit të qytetit të Durrësit do e shtrijnë në tërë zonën rurale, ndërsa fermërt do të orientohen se cfarë është më me leverdi për të kultivuar, sepse sic u shpreh ai “fermerët duhet të orientohen sa më shumë drejt produkteve bio ”.

 

Për zonën që merret me bujqësi do të jetë në dispozicion një shkollë e re profesionale për bujqësinë, e cila shumë shpejt do të jetë gati së bashku me 14 shkolla të reja me jo më pak se 5000 metra katror sipërfaqe secila. Duke qenë një zonë afër bregdetit, Dako tha se zona juaj do të marrë shumë shpejt një zhvillim të madh ekonomik, pasi zona turistike e gjirit të Lalëzit është mjaft e përshtatshme për ndërtimin e resorteve turistike.

 

Dako ka zhvilluar edhe një takim tjetër me banorët e fshatit Shënepremte ku ka deklaruar se investimet në këtë zonë do të jenë të tilla sa nuk janë bërë për 25 vjet me radhë. Me zhvillimin ekonimik të kësaj zone do të sigurohet e ardhmja juaj dhe e fëmijëve, shtoi Dako në fjalën e tij.

SHKARKO APP