Regjisori Budina: Rama po përgatit arrestimin e Berishës dhe Metës

Regjisori Edmond Budina ka komentuar arrestimin e Vangjush  Sipas tij, Dako duhet akuzuar për shitblerje votash.

“Është një shfaqje e shëmtuar, e gjitha kjo histori e arrestimit. Ne i kemi katet pa leje këtu në qendër të Tiranës. Kjo është e gjitha lojë. Është mirë që SPAK heton, por nuk jam për sa më shumë të dënuar. Ata që kanë bërë faje duhet të paguajnë. Akuzat janë banale për ta nxjerrë sa më shpejt nga burgu.

Ne e kemi dëgjuar të gjithë që ai merrte pjesë në shitblerje votash. Ai duhet arrestuar për grup kriminal në zgjedhje. Merre Saimir Tahirin dhe sekuestroja pasurinë. Ky SPAK pse nuk vepron. Nuk ka lëvizur asgjë.

Rama po parapërgatit faktin që të fusë në burg këta të opozitës. Synimi i tyre është të fusë në burg Ilir Metën dhe Sali Berishën që të shkatërrojë opozitën. Pse Edi Rama sulmon kaq shumë Sali Berishën? Tregon që rreziku i Edi Ramës është Sali Berisha”, deklaroi ai për ”Panorama Tv”.

SHKARKO APP