Dako në Sukth: Realizojmë punime sa nuk është bërë për 20 vjet të marrë së bashku

 

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, z. Vangjush Dako, është rikthyer sërish në bashkinë e Sukthit, ku ka shpjeguar për banorët vizionin e tij për zhvillimin e kësaj zone. Dako ka thënë në bashkëbisedimin me banorët e Sukthit se këtu do të ndodhë i njëti transformim që kemi bërë në Durrës. “Modelin e mirë të punëve që kemi bërë në Durrës, do ta transferojmë edhe këtu në Sukth, në Manëz, në Ishëm, Katund i Ri dhe Rrashbull,” tha Dako. 

Kryebashkiaku Dako ka deklaruar se shërbimet tona do të jenë të njëjta për të gjithë qytetarët kudo ku ata jetojnë, në qytet apo fshat, qofshin ata vendas apo të ardhur, nga jugu apo veriu, të majtë apo të djathtë, sepse ky është vizioni ynë që e gjtihë bashkia e re dhe qytetarët e saj të kenë të njëjtat shërbime.

Në lidhje me projektet që pritet të realizohen në Sukth dhe zonat e tjera që i janë bashkëlidhur Durrësit me ndarjen e re administrativo-territoriale, Dako tha se me mbështetjen e Qeverisë do të kryhen punë  të rëndësishme që do të ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe jetës së njerëzve.

Dako ka shtuar se “për një gjë të jeni të sigurt: Unë ju garantoj se në Sukth do të kryhen aq punë sa nuk janë bërë për 20 vjet me radhë, që nga shtrimi e asfaltimi i rrugëve kryesore dhe rrugicave midis lagjeve, ndërtimi i trotuareve, gjelbërimi e ndriçimi, mbështetja dhe orientimi i drejtë i fermerëve për të rritur mirëqënien e tyre si dhe për të qenë konkurentë në tregun vendas dhe të rajonit”.

Në lidhje me platformat dhe angazhimet e kandidatëve që garojnë për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako i’u është drejtuar banorëve që ata ta shohin këtë garë si një garë për të zgjedhur personin e besueshëm dhe atë që është i aftë si kryebashkiak për të drejtuar bashkinë e Durrësit për katër vitet e ardhshme.

Përsa i përket votimeve, u shpreh Dako, “unë mendoj se ky është një rast që ka të bëjë me besimin dhe bindjen tuaj se kush e bën më mirë këtë punë për të drejtuar bashkinë. Ka ikur koha kur para votimit shihej përkatësia partiake, është i majtë, apo i djathtë por duhet të shihet cili është ai njeri që e bën punën më mirë. Në datën 21 qershor do të jenë dy fletë votimi, një për partitë dhe një për kandidatët, këtu duhet të shihni me kujdes se cili nga kandidatët është më i besuar dhe më i aftë për të qenë kryebashkaik. ”, -u shpreh Vangjush Dako.

SHKARKO APP