Dalin detaje të reja, si u infektuan me koronavirus 2 mjekët e Sanatoriumit
Dalin të dhëna të reja kanë mbi infektimin e 2 personave të personelit mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Një i sëmurë nga Lushnja i shtruar në Sanatorium për shqetësime të tjera, të palidhura me koronavirusin, u vizitua para disa ditësh nga një i afërm i ardhur nga Italia.
Me sa duket dyshohet se i afërmi i të sëmurit ka qenë i infektuar nga Koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar.
Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” që i kanë shërbyer pacientit, i janë nënshtruar testit për Covid-19, pasi është mësuar se pacienti i shtruar, është vizituar nga i afërmi i ardhur nga Italia.
Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet, dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia.
Ndërkohë pacienti që ishte i shtruar në Sanatorium është transferuar në spitalin e infektivit në Tiranë.