Dalin nga shtrati lumenjtë në të gjithë qarkun e Shkodrës, 15 turistë bllokohen në Theth

I gjithë qarku i Shkodrës është në probleme seriozë si pasojë e motit të keq. 15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.

Kurse në Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh.

Nga shtrati ka dalë dhe përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar rrugët e lagjeve dhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës.

Autoritetet theksojnë se nuk ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë administrativ dhe bashkia po merr masa për evakuuimin e banoreve në rast se do të ketë përkeqësim të situatës, pasi reshjet po vazhdojnë me intensitet të lartë pa ndërprerje.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

SHKARKO APP