Fotoja familjare dhe pamjet nga samiti për Procesin e Berlinit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga momenti i fotos familjare të samitit “Procesi i Berlitit 2024”.
Rama shihet duke zbritur shkallët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të tjerë të BE-së.
Në foto Kryeministri qëndron krah kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Më pas ai shihet duke biseduar me Kurtin dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.