Dalin rezultatet për ndjekjen e kolegjit profesional të policisë për patrullë të përgjithshme

Këtë të mërkurë janë shpallur rezultatet përfundimtare të procesit të konkurrimit për pranim për ndjekjen e Kolegjit Profesional, për Patrullë të Përgjithshme. Nga ky proces kualifikohen aplikantët të cilët kanë përfunduar me sukses procesin e verifikimit të besueshmërisë, kontrollin mjekësor, testimin teorik, fizik e psikologjik, dhe janë vlerësuar me të paktën 50% të pikëve në vlerësimin përfundimtar. Dy aplikantët e skualifikuar nga ky proces, për çdo paqartësi apo ankesë, kanë të drejtë që brenda datës 17.01.2025, të paraqesin ankesë nëpërmjet email-it, në adresën [email protected].

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?