Dalin të dhënat për rreth 7 mijë efektivë të policisë, ”Homeland Justice”: Bëni kujdes

Hakerat nga Irani nuk ndalojnë së godituri Shqipërinë. Të dhënat personale të 6899 efektivëve të Policisë së Shtetit, janë publikuar nga hakerat e grupit të ashtuquajtur ”Homeland Justice”.

Ata kanë publikuar 4 lista të uniformave blu, me të dhëna si identiteti i personit, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto. Mes punonjësve, ka dhe ish-efektivë të cilët prej vitesh janë larguar nga radhët e policisë.

Materiali i shpërndarë shoqërohet dhe me një paralajmërim nga grupi i hakerave të cilët shkruajnë: Ndoshta njerëzit në këtë listë, janë targeti i ardhshëm. Bëni Kujdes!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kakerat iranianë publikojnë të dhëna sensitive kryesisht të lidhura me Policinë e Shtetit, megjithatë deri në këtë fazë veç TIMS, nuk është e qartë se nëse pre e sulmit kanë qenë edhe sisteme të tjera që përdoren nga uniformat blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?