Damian Gjiknuri-deputetëve të PD: Çmenduri juridike interpretimi juaj, por me mua po bëni autogol

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, sqaroi pse i është dhënë për 25 vjet kontrata koncesionare Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë. Gjiknuri i tha deputetëve të PD-së se interpretimi i tyre është ”çmenduri juridike” dhe se përpjekjet për të përfshirë emrin e tij në ndonjë aferë është po ashtu autogol.

Gjiknuri: Pse ne e paskemi dhënë për 25 vjet. Impiantet fotovoltaike e kanë 40 vite. Kjo është e drejta e shfrytëzimit. Është njësoj siç lëshohet një leje mjedisore, siç targohet një makinë që ka të drejtën për t’i mbajtur ato targa 10 vite. Si mund të mendosh që një impiant që e merr dikush në shfrytëzim dhe po nuk pati të drejtën e shfrytëzimit të sigurojë të ardhur. Çmenduri juridike, nuk e di kush ju këshillon nëse keni dashur të lidhni emrin tim me këtë autorizim, keni bërë një atuogol të madh.

Helidon Bushati: Ndryshimi mes atyre dhe këtij rasti është se ky rast është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptar, mbështetje e pastër nga buxheti i shtetit. Nuk duhej të ishte koncesion i dhënë pa garë për një subjekt. Ky rast është ai i një investimi publik, ku i ashtëquajturi investitor që është zbatuesi i punimeve, po merr atë që është bërë me paratë e shtetit pa hedhur asnjë lek, i keni dhënë të drejtën ta shfrytëzojë për 25 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri: Nuk e di ku qëndron problemi kur gjërat janë të saktësuara në ligj e kontratë. Detyrimi i Ministrit për dhënie autorizimi është përcaktuar në ligj. Pyetja shtrohet a përbën kjo risk për arbitrazh? A thua se ky komision është ngrit për këtë. Lexo kontratën aty materializohen të drejtat e palëve. Ky 25-vjeçari është gallatë e madhe. Është lëshuar 25 vjet sepse në atë kohë u mendua që një teknologji që po përdoret për herë të parë në Shqipëri, i jepet një jetëgjatësi 25 vite impiantit që pas 25 vitesh ky ka detyrimin të bëjë një aplikim të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?